“Dhuratë” nga Gjimshiti, Inter e mbyll vitin me fitore dhe në krye (video)

Inter ka marrë fitoren e katërt rresht në Serie A, sonte duke fituar 0-1 në transfertën e vështirë ndaj Atalantës në Bergamo, në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të, e fundit për të dy ekipet për këtë vit kalendarik.

Zikaltrit gjetën golin në minutën e 35-të me Marcus Thuram, por u anullua pas ndërhyrjes së VAR për pozicion të parregullt. Pjesa e parë mbyllet në barazim pa gola.

Sfida do të zhbllokohej në minutën e 65-të, ku Berat Gjimshiti gabon dhe i jep topin të sapofuturit në fushë, Francesco Pio Esposito, i cili asiston për Lautaro Martinez, kapiteni e kishte të lehtë të dërgonte topin në rrjetë.

Pas kësaj fitoreje, Inter mbyll vitin në vendin e parë me 36 pikë. Atalanta mbetet në vendin e 10-të me 22 pikë.

SHIKOGOLIN

The post “Dhuratë” nga Gjimshiti, Inter e mbyll vitin me fitore dhe në krye (video) appeared first on Telesport.