Juventusi e ka mbyllur vitin 2025 me fitore. Bardhezinjtë e drejtuar nga Luciano Spalleti kanë fituar 0-2 në transfertën ndaj Pisa, e vlefshme për javën e 17-të në Serie A.
Pavarësisht se kishte përballë një ekip që renditet në vendin e 19-të, Juventusi vuajti jashtëzakonisht shumë. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, sfida u zhbllokua në minutën e 73-të, falë një autogoli.
Një top i Weston McKennie brenda zonës për Pierre Kalulu’, devijohet në portën e tij nga Idrissa Toure. Kenan Yildiz vulosi fitoren 0-2 për Juventusi, me golin e tij në minutat shtesë, pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asisti i Jonathan David, për të cilin u desh edhe konfirmimi i VAR-it për ta quajtur të rregullt. Pas kësaj fitoreje, Juventus renditet në vendin e tretë me 32 pikë, duke u futur kështu në valle për titullin kampion.
Përsa i përket Edon Zhegrovës, anësori shqiptar u fut në fushë në minutën e 60-të në vend të kapitenit Manuel Locatelli.
The post Juventus e mbyll vitin me fitore, bën detyrën ndaj Pisa dhe futet në valle për titullin (video) appeared first on Telesport.










