Arsenal ka marrë fitoren e tretë rresht, duke fituar në shtëpi 2-1 ndaj Brighton, ndeshje e vlefshme për javëv e 18-të në Premier League. Londinezët gjetën avantazhin në minutën e 14-të, falë golit të bukur të Martin Odegaard. Norvegjezi shënoi me një goditje të bukur me të majtën në kufijtë e zonës së rreptësisë, pas asistit të Bukayo Saka. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për “Topçinjtë”.
Në fillim të pjesës së dytë, Georginio Rutter i pafat dërgon me kokë topin në portën e tij, pas krosimit të Declan Rice nga goditja e këndit. Diego Gómez ngushtoi shifrat për miqtë në minutën e 63-të, mesfushori paraguajan u tregua i vëmendshëm, duke dërguar në rrjetë topin e përplasur në shtyllë nga goditja e shokut të tij të skuadrës.
Rezultati nuk ndryshon deri në fund, falë edhe super paraqitjes së David Raya në portë. Arsenal fiton 2-1 dhe rimerr vendin e parë me 42 pikë, dy pikë më shumë se Man. City i vendit të dytë. Brighton mbetet në vendin e 12-të me 24 pikë. Në ndeshjen tjetër, Burnley barazoi pa gola në shtëpi ndaj Everton. Armando Broja titullar, por nuk gjeti dot rrjetën.
The post Arsenal rimerr vendin e parë, perla e Odegaard dhe një autogol (video) appeared first on Telesport.













