Arsyeja e pazakontë pse Yamal është “single”: Ja pse nuk mund të kem të dashur

Talent i parakohshëm dhe me buzëqeshje fëminore, Lamine Yamal, xhevahiri i Barcelonës dhe Spanjës, po tërheq vëmendje edhe jashtë fushës. Gjatë pushimeve të Krishtlindjes ai hapi kanalin e tij të ri në YouTube, ku videoja e parë është një tur në shtëpinë që do ta lërë së shpejti. Në pak më shumë se 10 minuta shfaqen dhoma plot rroba, kapele, aksesorë, si edhe kujtime e trofe që dëshmojnë një karrierë tashmë të jashtëzakonshme.

Në rafte duken çmime individuale nga FIFA, UEFA, “Transfermarkt” dhe “Marca”, si edhe trofe me Barçën e Spanjën. Objekti më i çmuar është topi i golit të tij ndaj Francës: “Është gjëja më e çmuar që kam në shtëpi. Do ta marrësh? Jo”, – thotë duke buzëqeshur.

Momenti “viral” vjen kur ai rrëfen: “Kam një problem…, zgjohem natën për të ngrënë biskota. Më pëlqejnë shumë”. Dhe përfundon: “Ja pse nuk mund të kem një të dashur, ngaqë zgjohem gjithmonë natën për të ngrënë biskota”.

E dashura e fundit e Yamal ka qenë këngëtarja argjentinase Nicki Nicole; por lidhja zgjati pak. Tani, me shaka, ai thotë se do të besojë sërish në dashuri vetëm nëse gjen një adhuruese biskotash si ai.

The post Arsyeja e pazakontë pse Yamal është “single”: Ja pse nuk mund të kem të dashur appeared first on Telesport.