Milan dhe Juventus projektojnë shkëmbimin e bujshëm për janarin, një mbrojtës për një mesfushor

Pas zyrtarizimit të Niclas Fullkrug, Milan po vazhdon të punojë për përforcime të tjera për merkaton dimërore. “TuttoMercatoWeb” zbulon se Milan dhe Juventus po punojnë për të finalizuar një shkëmbim të bujshëm.

Allegri kërkon një mbrojtës dhe drejtuesit kuqezi kanë piketuar Federico Gatti të Juventusit. Në anën tjetër, bardhezinjtë kërkojnë Samuele Ricci-n për të përforcuar mesfushën.

Në rast se Milan nuk pranon për Ricci-n, Juventus mund të kërkojë shkëmbim kokë mes dy mbrojtësve, Gatti dhe Koni De Winter. Ish-mbrojtësi i bardhezinjve i transferuar verën e kaluar nga Genoa te Milan për 20 milionë euro, nuk ka arritur dot të përshtatet te kuqezinjtë dhe nuk do ishte kundër rikthimit te Juventus. Por, dëshira kryesore është shkëmbimi Gatti-Ricci.

The post Milan dhe Juventus projektojnë shkëmbimin e bujshëm për janarin, një mbrojtës për një mesfushor appeared first on Telesport.