Barcelona merr vendimin surprizë për merkaton e janarit, tifozët katalanas do të shokohen

Ndryshe nga sa pritej, Barcelona ka vendosur të mos ndërhyjë fare në merkaton e janarit. Nuk do të ketë asnjë afrimt ë ri, asnjë largim dhe asnjë huazim, sipas asaj që raporton “Marca”.

As dëmtimi i fundit i Andreas Christensen nuk ka arritur të ndryshojë planet e Barcelonës. Edhe pse danezi ka të ngjarë të qëndrojë jashtë fushave për disa muaj, drejtuesit e klubit katalanas besojnë se tregu në merkaton dimërore nuk ofron alternativa vërtet të besueshme. Për më tepër, Hansi Flick nuk ka kërkuar asnjë nënshkrim të ri, dhe financat e klubit nuk janë në gjendjen e tyre më të mirë.

Dera e daljes gjithashtu duket e mbyllur. Pavarësisht situatës delikate të Marc-André ter Stegen, portieri gjerman nuk po shqyrton një lëvizje në janar; ndërsa lojtarë të tjerë si Robert Lewandowski dhe Ronald Araujo kanë shprehur dëshirën dhe vullnetin për të qëndruar deri në fund të sezonit.

Po ashtu klubi katalanas ka hequr dorë edhe nga ideja e huazimit të dy lojtarëve që kanë pak minuta në dispozicion: Marc Bernal dhe Marc Casado. Të dy do të vazhdojnë të qëndojnë te Barcelona deri në fund të sezonit dhe në verë do vendoset përfundimisht për të ardhmen e tyre.

The post Barcelona merr vendimin surprizë për merkaton e janarit, tifozët katalanas do të shokohen appeared first on Telesport.