Një nga 4 transferimet e bujshme që bëri Real Madridi gjatë verës së fundit ishte edhe transferimi i Franco Mastantuono nga River Plate për 30 milionë euro.
Megjithatë, ashtu siç edhe pritej djaloshi argjentinas e ka pasur shumë të vështirë të jetë titullar te Real Madrid dhe deri tani është aktivizuar vetëm në 10 ndeshje në La Liga, ku ka shënuar vetëm 1 gol. Aktualisht argjentinasi është i dëmtuar dhe po punon për t’u rikthyer sa më shpejt në fushë.
Javët e fundit është përfolur për një largim të Mastantuono nga Real Madrid gjatë merkatos së janarit dhe huazimin e tij diku tjetër, ku të ketë mundësinë të jetë titullar i rregullt.
Por, sipas asaj që zbulon Fabrizio Romano, Franco Mastantuono nuk do të largohet nga Real Madrid dhe drejtuesit e klubit kanë besim të plotë tek ai.
The post Franco Mastantuono do të largohet vetëm pas 5 muajsh? Zbulohet vendimi i Real Madridit appeared first on Telesport.













