Komiteti për Politikë dhe Financa i Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë mbajti mbledhjen e radhës, ku u shqyrtuan disa pika të rendit të ditës.
Ajo që ra në sy në këtë takim, ishte mungesa e dy anëtarëve të subjektit politik nga Partia Demokratike e Kosovës (opozita), i cili është subjekti më i madh i përfaqësuar në kuvend, sa i përket ulëseve (11 ulëse).
Në këtë mbledhje, si pikë e rendit të ditës ishte: “Shqyrtimi i Propozim-vendimit për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të komunës pa kompensim, Ministrisë së Punëve të Brendshme-Akademisë së Kosovës për Siguri Publike”, ku u propozua që të shihen mundësitë për këmbimin e pronave me Qeverinë e Kosovës.
Këto ishin pikat e rendit të ditës që u diskutuan:
- Shqyrtimi dhe aprovimi i Procesverbalit nga mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa mbajtur më 12.02.2018;
- Shqyrtimi i Raportit për situatën ekonomiko-financiare dhe zbatimin e planeve investuese për vitin 2017;
- Shqyrtimi i Propozim-vendimit për dhënien në shfrytëzim me kompensim të vendgjuetive të përbashkëta;
- Shqyrtimi i Draft-rregullores për përcaktimin e kritereve të ndarjes së mjeteve financiare nga fondi për transfere dhe subvencione personave juridikë-OJQ dhe ndihmë momentale personave fizikë (shqyrtimi i parë);
- Shqyrtimi i Informatës rreth procedurës së legalizimit të objekteve;
- Shqyrtimi i Propozim-vendimit për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të komunës pa kompensim, Ministrisë së Punëve të Brendshme-Akademisë së Kosovës për Siguri Publike;
- Shqyrtimi i kërkesës për përkrahje financiare për botimin e një monografie;
- Të ndryshme.