Gennaro Gattuso për Milan-Shalke 04: “Luhej Milan-Shalke 04… Në fushë me ta ishte Poulsen, i cili ofendoi gjithë popullin italian. Në çdo aksion thoshte vazhdimisht: ‘Fuck italian! Italian merda! Italian bastard!’ Ishte një ndeshje jetike, kualifikoheshim ose mbetnim jashtë. E lija të fliste, por brenda meje po zieja nga zemërimi. Nuk kuptoja se çfarë të keqe i kishin bërë italianët.
Pjesa e parë ishte mjaft e keqe dhe e mërzitshme, por në pjesën e dytë shkuam te 3-1 mjaft lehtë, deri pak para fundit kur erdhi 3-2 i gjermanëve. Me 3-3 kualifikoheshin ata. Ndjeva pak frikë, por në fund shkoi mirë.
Në fund të ndeshjes, kujtoj që bërtita ndaj Poulsen: ‘Hajde këtu, të të ndaj më dysh, bjondinë. Të tregoj unë se çfarë bën një italian’ Ai vazhdonte të tallte me gishta, duke ecur prapa. Ndoshta donte një pezullim timin, ashtu si të Tottit. E lashë të shkonte… Ishte një nga lojtarët më budallenj që kam hasur. Një nga ata që do doja t’i rrihja vazhdimisht”.
The post Ajo ndeshje për t’u kualifikuar dhe ofendimi për një komb; rrëfimi i fortë i Gattusos appeared first on Telesport.













