Milot Rashica ka shënuar golin e parë për këtë sezon me Besiktas në Superligën turke. Ylli i Kosovës shënoi golin e vetëm të takimit në fitoren e Besiktas në shtëpi 1-0 ndaj Rizespor, për javën e 17-të.
Sfida u zhbllokua në minutën e 64-të, ku pas një aksioni të shpejtë dhe topit të marrë nga shoku i skuadrës, Milot Rashica tregon gjithë klasin e tij, duke shmangur mbrojtësit kundërshtarë dhe dërgoi topin në rrjetë.
Pas kësaj fitoreje, Besiktas renditet në vendin e pestë me 29 pikë, ndërsa Rizespor në vendin e 11-të. Titullar në këtë takim ishte edhe mesfushori i Shqipërisë, Qazim Laçi, më i mirë në fushë për ekipin e tij.
The post Rashica heroi i Besiktas, ylli i Kosovës i jep fitoren ekipit të tij ndaj atij të Qazim Laçit (video) appeared first on Telesport.














