Ndodh në PL. Sulmuesi i njohur “frikësohet” nga portieri mjeshtër për penalltitë dhe nuk shënon dot (video)

Wolves po përjeton sezonin më të keq në historinë e saj në Premier League. Klubi i njohur numëron vetëm dy pikë pas 17 javësh në Premier League dhe rënia në Championship është e pashmangshme.

Sot, Wolves u mund 0-2 nga Brentford. Në minutat e fundit të kohës së rregullt, vendasit patën mundësinë për të ngushtuar shifrat, por sulmuesi i tyre, Jorgen Strand Larsen, gaboi nga penalltia.

SHIKOPENALLTINE

Përballë tij ishte Caoimhin Kelleher, portieri irlandez, i cili konsiderohet si mjeshtër për pritjen e penalltive, pasi më parë gjatë këtij sezoni ka pritur penalltitë e Bruno Fernandes, Cristiano Ronaldo dhe Kylian Mbappe.

Megjithatë, goditja e Jorgen Strand Larsen ishte vërtet një nga penalltitë më të dobëta që është parë ndonjëherë dhe pritja e Kelleher ishte e lehtë në këtë rast.

The post Ndodh në PL. Sulmuesi i njohur “frikësohet” nga portieri mjeshtër për penalltitë dhe nuk shënon dot (video) appeared first on Telesport.