Bayern Munich është një nga ekipet më në formë të këtij sezoni. Bavarezët vijnë me pretendime të mëdha këtë vit, ku duan jo vetëm titullin në Bundesligë, por edhe suksesin në Europë, në Champions League.
Duke qenë se kanë një ekip të kompletuar dhe presin rikthimin në fushë të tre yjeve të ekipit, bavarezët nuk do të ndërhyjnë në merkaton e janarit. Kjo gjë është pranuar zyrtarisht nga drejtori sportiv i tyre, Max Eberl.
“Jo, ne nuk po kërkojmë lojtarë të jashtëm sepse e kemi të kompletuar skuadrën tonë. Ne kemi komunikuar qartë se tre lojtarë të lënduar po kthehen dhe janë si nënshkrime të reja për ne. Kjo është ajo në të cilën jemi përqendruar. Sigurisht, ne mund të përgatitemi për merkaton verore që tani, por nuk do të transferojmë asnjë lojtar në janar”, deklaroi Max Eberl.
The post “Kemi tre nënshkrime të reja”, Bayern nuk lë vend për surpriza dhe zbulon deri tani planin për merkaton e janarit appeared first on Telesport.













