“Mundo Deportivo” duke iu referuar platformës “Score90”, ka zbuluar listën me 10 lojtarët që kanë shitur më shumë fanellë për vitin 2025. Në vend të parë është Lamine Yamal, i cili ka arritur shifrën 1.32 milionë fanella të shitura deri tani.
Në vend të dytë renditet Lionel Messi me 1.28 milionë fanella të shitura, ndërsa podiumin e plotëson një tjetër yll i Barcelonës, si Robert Lewandowski me 1.1 milionë fanella të shitura.
Ndërsa më pas vijnë 2 yjet e Real Madridit, Kylian Mbappe dhe Vinicius Junior. Në vend të gjashtë është një emër jo shumë i njohur në Europë, Giorgian de Arrascaeta, ylli uruguaian i Flamengo-s. Cristiano Ronaldo renditet vetëm në vendin e shtatë.
Bruno Fernandes, Harry Kane dhe Rodrygo mbyllin 10-shen e parë. Bie në sy mungesa e Erling Haaland në këtë listë, edhe pse norvegjezi është aktualisht një nga lojtarët më të mirë në botë.
The post Lojtarët që kanë shitur më shumë fanella këtë vit. Messi fiton duelin me Ronaldon, por në vend të parë qëndron dikush tjetër appeared first on Telesport.













