Armando Broja ka shënuar golin e parë me fanellën e Burnley. Sulmuesi kuqezi i futur si zëvendësues në pjesën e dytë, shpëtoi ekipin e tij nga humbja ndaj Bournemouth.
Vendasit po kryesonin 1-0 deri në minutën e 90-të, pikërisht kur Armando Broja shënoi me kokë pas krosimit që mori nga Marcus Edwards. Burnley merr 1 pikë të rëndësishme në transfertë, ndërsa Broja zhbllokohet më në fund dhe shpresojmë të vazhdojë në këtë rrugë në vijim.
Manchester City ka marrë fitoren e pestë rresht në Premier League, këtë herë duke mundur në “Etihad”, 3-0 West Ham, sfidë e vlefshme për javën e 17-të. Ishte i zakonshmi Erling Haaland që shënoi që në minutën e 5-të. Tentativa e parë e norvegjezit u ndal nga portieri i West Ham, Areola, por jo tentativa e dytë.
Haaland ka barazuar me golin e sotëm numrin total të golave të Cristiano Ronaldos në Premier League, 103. Vetëm se norvegjezi e ka bërë këtë gjë me 122 ndeshje më pak se portugezi.
Në minutën e 38-të erdhi goli i dytë me një aksion fantastik, ku në fund Haaland asiston, Tijjani Reijnders shënon. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për “Qytetarët”. Në minutën e 69-të, Haaland shënon golin e dytë personal dhe të tretin për City-n.
Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, Man. City fiton 3-0 dhe rikthehet në vend të parë në PL pas shumë javësh. Në dy ndeshjet e tjera, Sunderland barazoi pa gola ndaj Brighton, ndërsa Brentford fitoi 0-2 në transfertë ndaj Wolves.
The post Broja e bën “sefte” dhe shpëton Brunley-n nga humbja. Man. City nuk fal në shtëpi dhe rikthehet në krye (video) appeared first on Telesport.














