Manchester City po fiton 2-0 ndaj West Ham në “Etihad”, ndeshje e vlefshme për javën e 17-të në Premier League. Ishte i zakonshmi Erling Haaland që shënoi që në minutën e 5-të. Tentativa e parë e norvegjezit u ndal nga portieri i West Ham, Areola, por jo tentativa e dytë.
Haaland ka barazuar me golin e sotëm numrin total të golave të Cristiano Ronaldos në Premier League, 103. Vetëm se norvegjezi e ka bërë këtë gjë me 122 ndeshje më pak se portugezi.
Në minutën e 38-të erdhi goli i dytë me një aksion fantastik, ku në fund Haaland asiston, Tijjani Reijnders shënon. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për “Qytetarët”, të cilët me këtë rezultat rikthehen pas shumë kohësh në vendin e parë në renditje.
Në tre sfidat e tjera të orës 16:00 mungoi goli, Bournemouth-Burnley, Brighton-Sunderland dhe Wolves-Brentford. Armando Broja gjendet në stol për Burnley dhe pritet të ketë minuta për të në pjesën e dytë.
The post Haaland është “monstër”, City nuk e llogarit West Ham-in. Dy gola për pjesën e parë në “Etihad” (video) appeared first on Telesport.














