Milan? Jo, jo! Thiago Silva rikthehet zyrtarisht në Europë, firmos me klubin e njohur

Thiago Silva është lojtari më i ri i Porto-s. Klubi portugez ka njoftuar zyrtarisht mbërritjen e mbrojtësit qendror 41-vjeçar brazilian këtë pasdite,duke habitur jo pak tifozët.

Prej ditësh, mbrojtësi brazilian kishte bërë të ditur largimin nga Fluminense dhe kishte njoftuar se do të rikthehej në Europë, por Porto është padyshim destinacioni surprizë.

Ishte përfolur shumë për një rikthim të mundshëm te Milan, por në fund braziliani ka zgjedhur Porto-n, aty ku ka qenë pjesë për një sezon në vitin 2024-2004, por tek ekipi B, para se të transferohej te Dinamo Moskës.

Ndërkohë, Fabrizo Romano zbulon se Thiago Silva ka firmosur me Porton deri në qershor të vitit 2026 me opsionin për rinovim deri në vitin 2027.

The post Milan? Jo, jo! Thiago Silva rikthehet zyrtarisht në Europë, firmos me klubin e njohur appeared first on Telesport.