Dy lojtarë të Barçës dhe një ish plotësojnë podiumin e fanellave më të shitura në vitin 2025

Barcelona dominoi shitjet e fanellave në vitin 2025, sipas të dhënave të “Score90”. Lamine Yamal, vetëm 18 vjeç, u bë futbollisti që shiti më shumë fanella këtë vit, me 1.32 milionë copë. Në vend të dytë është Leo Messi, ish-lojtari i Barcelonës dhe tani tek Inter Miami, me 1.28 milionë fanella të shitura, ndërsa Robert Lewandowski plotëson podin me 1.1 milionë fanella.

Kylian Mbappé renditet i katërti me 1.02 milionë fanella, duke kaluar bashkëlojtarin e tij te Real Madridi, Vinicius Jr., me pak nën një milion. Cristiano Ronaldo, tani tek Al-Nassr, bie në gjysmën e dytë të “top 8” të shitjeve, së bashku me futbollistë si Bruno Fernandes, Harry Kane dhe Rodrygo.

Në mënyrë befasuese, sulmuesi i Manchester City, Erling Haaland, nuk figuron ndër dhjetë futbollistët më të shitur të fanellave këtë vit.

Mund të jetë një imazh i futboll, futboll, këpucë sportive me taka dhe teksti që thotë "= Spotify Eminles FNBETE Emirates FLr IBR Emirates tes"

10 fanellat më të shitura këtë vit në Europë 👕
1️⃣ 1.32 milionë – Lamine Yamal
2️⃣ 1.28 milionë – Lionel Messi
3️⃣ 1.11 milionë – Robert Lewandowski
4️⃣ 1.02 milionë – Kylian Mbappé
5️⃣ 992.000 – Vinicius Jr.
6️⃣ 975.000 – Giorgian de Arrascaeta
7️⃣ 925.000 – Cristiano Ronaldo
8️⃣ 878,000 – Bruno Fernandez
9️⃣ 867.000 – Harry Kane –
🔟 798.000 – Rodrygo

The post Dy lojtarë të Barçës dhe një ish plotësojnë podiumin e fanellave më të shitura në vitin 2025 appeared first on Telesport.