Foden: Jam në formë të shkëlqyer, gradualisht po rikthehet City i dikurshëm

Manchester City fitoi 3-0 kundër Crystal Palace në kampionat dhe iu afrua sërish Arsenal (2 pikë pas topçinjve në renditjen e Premier League). Një fitore e madhe e “citizens” jashtë fushe kundër një ekipi të fortë.

Një nga lojtarët kryesorë në fitore ishte Phil Foden, i cili shënoi golin e dytë për ekipin e Pep Guardiola. “Ishte një ndeshje vërtet e vështirë. E dinim se çfarë na priste në këtë ndeshje, në atë fushë, ndaj atij rivali”.

“Ata ta bëjnë jetën të vështirë, pozicionohen mirë në fushë dhe kanë lojtarë cilësorë. Në pjesën e parë, ne thjesht po përpiqeshim t’i studionim. Në pjesën e dytë, filluam t’i lëndonim më shumë dhe në fund e dominuam ndeshjen“, tha Foden.

Më pas ai foli në lidhje me nivelin e ekipit gjithnjë në rritje: “Gjëja më e rëndësishme është durimi. Mendoj se ndoshta u përpoqëm të sulmonim shumë shpejt. Ishim shumë më mirë në pjesën e dytë. Ky ishte çelësi për të marrë rezultatin”.

Kishim më shumë kontroll dhe më shumë pasime, që është mënyra e City. Është një performancë e plotë dhe e pjekur e ekipit. Jam vërtet i lumtur. Kam qenë në formë të shkëlqyer në Premier League kohët e fundit dhe jam i lumtur që vazhdoj të luaj mirë“, tha Foden.

The post Foden: Jam në formë të shkëlqyer, gradualisht po rikthehet City i dikurshëm appeared first on Telesport.