Juventus dhe Inter raportohet se janë në një garë të fortë për transferimin e Sandro Tonalit, mesfushorit italian që shihet si një nga emrat më bindës në tregun europian, pavarësisht problemeve që ka kaluar.
Të dy klubet po kërkojnë të forcojnë repartin e mesit të fushës dhe Tonali përfaqëson profilin ideal: teknik, agresiv, dhe me një vizion loje që e bën lider natyral. Juventus e shikon si pasuesin e mundshëm të mesfushorëve që kanë dominuar dekadën e fundit në Torino, ndërsa Inter synon të shtojë thellësi dhe cilësi në një skuadër që kërkon të mbajë ritmin e garës për titull.
Ndërkohë, lojtari vetë thuhet se po vlerëson mundësitë. Ai vlerësohet 70 mln euro, shifër shumë e lartë për kampionatin italian.
The post Juventus-Inter, ka nisur gara për mesfushorin italian që kushton 70 mln appeared first on Telesport.











