Hansi Flick foli të premten, në prag të ndeshjes Barça–Osasuna. Këto ishin deklaratat e tij.
Gjashtë fitore radhazi në La Liga. A është objektivi ta nisni mirë pas golave të shpejtë të pësuar në ndeshjet e fundit?
Kjo është La Liga dhe çdo ndeshje është e vështirë nëse nuk luan 100%. Jemi përgatitur mirë. Nuk ka rëndësi nëse kundërshtari është Athletic, Atlético apo Osasuna; duhet të jemi në maksimum për të marrë tri pikët.
Sa ndikon konkurrenca e brendshme te skuadra?
Kur luan për Barcelonën, të gjitha garat janë të rëndësishme. Konkurrenca mes Ferran dhe Lewandowskit është pozitive. Çfarë kam parë në 4–5 javët e fundit në stërvitje ka qenë fantastike. Cilësia e stërvitjeve tani është shumë më e lartë se dy muaj më parë. Kur stërvitesh në këtë nivel, përmirësohesh.
A keni dyshime mbi pozicionin ideal të Eric García?
Dua të flas për të tashmen. Ndeshjet e fundit ka luajtur si mesfushor defensiv dhe ka funksionuar. Mund të vazhdojë aty. Ka cilësi në çdo pozicion ku luan dhe na jep shumë opsione.
De Jong ka më pak minuta. Arsye fizike apo duhet të bëjë më shumë?
Kemi bërë ndeshje shumë të mira me Eric si ‘6’. Frenkie ishte i sëmurë dhe duhet të rikthehet gradualisht, por nuk jam i shqetësuar. E rëndësishme është të japin maksimumin në fushë.
Pas humbjes në “Bernabéu” ishit -5 pikë. Tani jeni +4. Ju surprizon?
Rruga është e gjatë. Jemi në dhjetor, ka shumë për të luajtur. Duhet të fokusohemi te vetja, të përmirësojmë gjërat që duhen përmirësuar. Fundi i sezonit të vendos aty ku e meriton.
Numri dy në portë është Szczesny apo Ter Stegen?
Joan është numri një. Nuk dua të flas për portierin e dytë apo të tretë. Luajmë me Joan, besojmë tek ai dhe nuk kam ndërmend ta ndërroj. Ka bërë shumë mirë.
A e kuptoni situatën e Xabi Alonsos?
Ne nuk kemi fokus te Reali, por te Barça. 100%. Fokusi im është vetëm Barça.
A keni folur me Ter Stegen, ose a ju ka komunikuar diçka?
Sigurisht që kam folur me të. Është puna ime, por është diçka mes nesh.
Duke parë rastin e Xabi Alonsos, a mendoni se ka pak durim në futboll?
Është një temë e gjatë dhe mund të diskutohet. Nuk dua të flas për Real Madridin, vetëm për Barcelonën.
The post Flick, 100% fokus te Barcelona: Nuk më intereson fare situata e Alonso apo Real Madridit appeared first on Telesport.











