Situata kontraktuale e Paulo Dybala po krijon lëvizje te Roma. Argjentinasi, me kontratë deri në qershor 2026, mund të largohet dhe të rikthehet në atdhe. Zërat nga Buenos Aires, fillimisht vetëm spekulime, tani po marrin formë dhe e ardhmja e “La Joya” mund të jetë larg verdhekuqve. Pas deklaratave të forta nga Argjentina, të bëra nga babai i ish-romanistit Paredes, drejtuesit e Boca Juniors tashmë nuk fshihen më.
Drejtori teknik Marcelo Delgado, krahu i djathtë i presidentit Juan Román Riquelme, foli në “Radio La Red” duke pranuar hapur interesin: “Ëndërr, iluzion apo realitet? Dybala është një miks i të gjithave. Shpresojmë të bëjmë përpjekjen e duhur për ta sjellë këtu, ka apo jo mundësi”.
Megjithatë, Delgado nënvizoi se duhet durim, pasi kontrata e lojtarit skadon më 2026: “Di vetëm që kontrata i mbaron në qershor 2026. Do ta vlerësojmë situatën”. Interesi i ndërsjellë mund të jetë vendimtar, madje edhe për një lëvizje të mundshme surprizë në janar me zgjidhje të parakohshme kontrate.
The post Dybala–Boca nuk është më vetëm një ide: E mundur apo jo, duam ta sjellim këtu appeared first on Telesport.











