Luis Enrique nuk fshihet: Jemi më mirë se vitin e kaluar, jam optimist për të ardhmen

Të fitosh është e vështirë por të konfirmosh formën tënde është edhe më e vështirë. Paris Saint-Germain pritet të testojë një shprehje të vjetër të futbollit këtë vit, pas një sezoni të jashtëzakonshëm që dominoi si në Francë ashtu edhe në Champions League.

Por, duke dëgjuar Luis Enrique të flasë, tifozët parisienë mund të jenë optimistë. “Si ekip jemi shumë më mirë se vitin e kaluar. Jam shumë optimist për të ardhmen,” deklaroi trajneri spanjoll në një komunikim për mediat.

Lidhur me opinionet për ekipin e tij, Luis Enrique shpjegoi: “Ekipi ynë gjykohet çdo ditë. Pas këtij fillimi shumë të pazakontë të sezonit, nuk kemi qenë në gjendje të luajmë me të gjithë lojtarët tanë”.

Personalisht jam shumë i motivuar për t’i rikthyer të gjithë lojtarët pas Krishtlindjeve. Jam shumë i lumtur me atë që kam parë në muajt e fundit. Dhe si ekip, jemi shumë më mirë se vitin e kaluar, ndaj jemi optimistë për të ardhmen“, tha Enrique.

The post Luis Enrique nuk fshihet: Jemi më mirë se vitin e kaluar, jam optimist për të ardhmen appeared first on Telesport.