Mbajtën peng për dy javë një kosovar, prangosen katër persona në Vlorë

Katër persona të dyshuar për pengmarrjen e një shtetasi nga Kosova janë kapur nga policia në Vlorë.

Policia e këtij qyteti ka njoftuar se të dyshuarit ishin nga fshatrat e Lumit të Vlorës dhe se i kërkonin atij 70 mijë euro.

Sipas raportimeve të Top Channel, ai është mbajtur peng prej dy javësh dhe sipas policisë dyshohet se ndaj tij është ushtruar dhunë.

Poashtu, bëhet e ditur se motra e pengut, që jeton në Suedi, ka njoftuar policinë e Vlorës, e cila ka bërë të mundur gjetjen e banesës dhe shoqërimin e katër personave.