Në prag të sfidës së Champions League në Lisbonë kundër Benfica, erdhi një lajm i rëndësishëm për Napolin dhe Antonio Conten: Romelu Lukaku është gjithnjë e më pranë rikthimit. Sulmuesi belg zhvilloi gjatë ditës një stërvitje të diferencuar në fushë, në vazhdën e ditëve të fundit, duke iu afruar rikthimit në grup, pas dëmtimit muskulor në kofshën e majtë, të pësuar më 14 gusht në miqësoren kundër Olympiacos.
Lukaku ishte ndër të parët që mbërriti në qendrën stërvitore dhe iu tha gazetarëve në “Castelvolturno”: “Shihemi së shpejti”. Objektivi është që të jetë në dispozicion për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë kundër Milanit, e planifikuar më 18 dhjetor.
Kundër grekëve, Lukaku kishte pësuar një dëmtim të gradës së lartë të muskulit “rectus femoris” të kofshës së majtë. Pas kontrolleve në Belgjikë dhe një konsulte të dytë në Itali, u vendos të mos ndërhyhej kirurgjikisht, por të ndiqej një terapi konservative. Para përfundimit të stërvitjes, Lukaku bisedoi vetëm me Conten, i cili e pret prej 4 muajsh.
The post Lukaku, stërvitje i veçuar dhe mesazh për tifozët: “Shihemi së shpejti” appeared first on Telesport.











