Skuadra e PSG, kampione në fuqi në Champions League, do të luajë të mërkurën në Spanjë ndaj Athletic. Para udhëtimit për në Bilbao, mesfushori portugez Vitinha foli për këtë sfidë dhe u shpreh për trajnerin Luis Enrique e punën që ai po bën në Paris.
Mesfushori portugez, i konsideruar si një nga më të mirët në botë, pranoi se trajneri i tij ndonjëherë mund të jetë i vështirë. “Luis Enrique është pak i bezdisshëm, por më pëlqen kjo”, tha Vitinha, që shtoi trajneri parizien është me të vërtetë kërkues.
“Me të vetëm mund të përmirësohesh. Ai është një trajner i shkëlqyer, jo vetëm taktikisht por edhe njerëzisht. Në këtë nivel, kjo bën diferencën“, shtoi më tej mbrojtësi portugez.
“Ne qëndrojmë të përqendruar, pasi duam të fitojmë përsëri Ligën e Kampionëve dhe kampionatin. PSG-ja e sotme është shumë e ndryshme nga ajo që ekzistonte kur erdhi Luis Enrique”, tha më tej 25-vjeçari, i kthyer në lider edhe pse qëndron me këmbë në tokë.
“Ndoshta nuk kam shumë cilësi, por pasimi është një që kam. Kam punuar për këtë që kur isha gjashtë vjeç. Këtu ka shumë lojtarë të rinj me personalitet. Ata ruajnë cilësi të lartë, përqendrim dhe konkurrencë”, tha Vitinha.
The post Vitinha “thumbon” trajnerin Luis Enrique: Është pak i bezdisshëm, por kjo e bën të bukur punën me të appeared first on Telesport.











