Pamjet televizive “spiunojnë” Bellingham, e quajti arbitrin e katërt “idiot i ndyrë”

Shpërthimi i protestave të lojtarëve të Real Madridit ndaj arbitrit Quintero González dhe ndihmësve të tij në minutat e fundit të ndeshjes dhe pas përfundimit të saj ishte shumë i fortë. Kamerat televizive, siç ndodh shpesh, i fiksuan të gjitha momentet.

Kamerat e “DAZN” kapën Jude Bellingham teksa i drejtohej arbitrit të katërt dhe i thoshte hapur: “Idiot i ndyrë”. Mesfushori anglez u desh të qetësohej nga shokët e skuadrës për të mos e çuar situatën më tej.

Protestat nuk u ndalën me kaq. Rodrygo Goes iu drejtua arbitrit kryesor duke treguar stemën dhe bërtitur: “Duhet ta respektosh, shiko ku je”.

Edhe Vinicius reagoi ashpër ndaj arbitrit kryesor dhe atij të katërt pas kartonit të kuq të Endrick: “Nxirr më shumë, më shumë të kuqe, nxirr të kuqe për të gjithë. Jeni gjithmonë njësoj, gjithmonë njësoj”.

The post Pamjet televizive “spiunojnë” Bellingham, e quajti arbitrin e katërt “idiot i ndyrë” appeared first on Telesport.