Trajneri i Liverpool-it, Arne Slot, ka folur për “Sky Sport” në prag të Inter–Liverpool, duke vlerësuar kundërshtarin: “Përballemi me një skuadër vërtet shumë të fortë, që këtë sezon po bën mjaft mirë si në kampionat, ashtu edhe në Champions League. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Interi ka luajtur dy finale të Champions-it, duke humbur pak muaj më parë ndaj PSG. Ne, megjithatë, do të provojmë, do të bëjmë gjithçka për të fituar”.
Për çështjen Salah dhe mungesën e tij: “Nuk i prisja këto deklarata të Salah, duke parë si ishte stërvitur dhe si ishte sjellë ditët e fundit. Absolutisht jo. Reagimi ishte i menjëhershëm, nuk u grumbullua dhe nuk do të luajë”.
Për Chiesa: “Nuk ndihej mirë, është për të ardhur keq, sepse do të kishte qenë speciale për të të luante në Itali dhe në ‘San Siro’. Nëse të martën ndihet më mirë, do të shohim”.
The post Slot: Nuk e prisja reagimin e Salah, ja pse Chiesa nuk udhëtoi për në Milano appeared first on Telesport.









