Christos Mouzakitis, mesfushori 18-vjeçar i Olympiacos, është një nga emrat e rinj që ka ngjallur interesin e shumë klubeve të mëdha, por garës për transferimin e talentit të ri grek i prin Real Madridi.
Performanca e tij në Champions League pikërisht kundër Real Madridit, konfirmoi aftësinë e tij për të garuar në nivelin më të lartë, duke përforcuar interesin e klubit spanjoll. Mesfushori grek dallohet për leximin e tij të lojës, saktësinë e pasimeve dhe një personalitet mbresëlënës për moshën e tij të re. Gjatë gjithë këtij sezoni, ai ka luajtur 16 ndeshje zyrtare, duke regjistruar dy asiste dhe duke demonstruar pjekuri dhe kontroll në mesfushë.
Duke ditur strategjinë që ka ndaj talenteve të reja, Real Madrid nuk dëshiron të humb më kohë dhe është gati të sigurojë kartonin e Mouzakitis që në merkaton e janarit për shifrën 30 milionë euro. Ende nuk dihet nëse tralenti i ri grek do vazhdojë të qëndrojë te Olympiacos, apo do të huazohet diku tjetër, për të fituar më shumë përvojë.
The post Real Madrid ka gati goditjen e parë të janarit, 30 milionë euro për yllin e ri ballkanas appeared first on Telesport.











