Slot qëndron deri në fund të sezonit, Liverpool piketon trajnerin e ri që është “makthi” i të kuqve

Pavarësisht zhgënjimit të madh deri tani, Arne Slot duket se do të vazhdojë në krye të stolit të Liverpool-it deri në fund të sezonit. Mediet angleze raportojnë se drejtuesit e kampionit në fuqi të Premier League kanë piketuar trajnerin e tyre të ardhshëm, i cili duket se do të jetë Oliver Glasner.

Austriaku po bën një punë fantastike te Crystal Palace, ku gjatë vitit të fundit, e ka mposhtur tri herë Liverpool-in, përfshi këtu edhe finalen e Community Shield. Glasner mori drejtimin e Crystal Palace në shkurt të vitit 2024. Që nga emërimi i tij, rekordi i tij në 84 ndeshje është 41 fitore, 23 barazime dhe 20 humbje.

Megjithatë, deri në fund të sezonit do vazhdojë të jetë Arne Slot, pasi largimi i holandezit në këtë moment duket i papërshtatshëm dhe gjetja e një trajneri të ri në mes të sezonit është po ashtu shumë e vështirë për të qenë efektive.

The post Slot qëndron deri në fund të sezonit, Liverpool piketon trajnerin e ri që është “makthi” i të kuqve appeared first on Telesport.