E BUJSHME NGA SPANJA: Dy emra “big” për të zëvendësuar Xabi Alonso-n

Humbja e mbrëmshme e Real Madrid 0-2 ndaj Celta Vigo ka lëkundur edhe njëherë stolin e Real Madrid. Marrëdhënia mes disa prej yjeve të Real Madridit dhe trajnerit Xabi Alonso dukshëm është e acaruar dhe prej kohësh mungon harmonia në klub.

Ndërkohë, “El Mundo” zbulon se mbrëmë ka pasur një takim të gjatë të bordit të klubit deri në orët e para të mëngjesit dhe dy nga emrat që janë diskutuar në rast shkarkimi të Xabi Alonso janë: Zinedine Zidane dhe Jurgen Klopp.

Edhe pse Zidane pritet të drejtojë Francën pas përfundimit të Kupës së Botës 2026, një telefonatë nga Madridi mund të ndryshojë situatën. Përsa i përket Jurgen Klopp, edhe pse gjermani është shprehur shumë i kënaqur me rolin aktual që ka te Red Bull, një propozimi nga Real Madrid vështirë se do t’i thoshte “jo”.

The post E BUJSHME NGA SPANJA: Dy emra “big” për të zëvendësuar Xabi Alonso-n appeared first on Telesport.