Victor Osimhen është në kulmin e karrierës së tij, duke shkëlqyer te Galatasaray, aty ku u transferua për 75 milionë euro merkaton e kaluar, pasi sezonin e shkuar ishtë i huazuar.
Duke parë formën e tij fantastike, janë shtuar gjithmonë e më shumë zërat për një largim të nigerianit nga Stambolli. I ftuar së fundmi në podkastin Insight, Sunday Oliseh, një figurë e respektuar në futbollin nigerian dhe ish-trajneri i kombëtares, rindezi thashethemet për një transferim të afërt të Osimhen drejt Real Madridit.
“Ka shumë diskutime rreth Osimhen që mund të jetë një nga nënshkrimet e reja të Real Madridit. Nuk do të them se si e mora këtë informacion, por më thanë se do të largohet. Kur e dëgjova, u gëzova shumë për të”, tha Oliseh.
Deri tani nuk ka asnjë reagim në lidhje me këtë deklaratë qoftë nga klubi i Galatasaray-it apo nga Real Madrid, si dhe nga vetë lojtari.
The post “Osimhen do të nënshkruajë për Real Madridin”, trajneri i njohur habit me deklaratën e tij appeared first on Telesport.











