Trofeu do të rikthehet në Europë, superkompjuteri zbulon favoritin kryesor për të fituar Kupën e Botës 2026

Të premten më 5 dhjetor do të hidhet shorti për Kupën e Botës 2026, e cila do të mbahet këtë verë në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Për herë të parë në histori, ky Botëror do të ketë 48 ekipe pjesëmarrëse.

Deri tani kanë siguruar biletën plot 42 ekipe, 6 ekipet e fundit do të mësohen në play-offin e muajit mars, ku 4 do të jenë nga Europa. Ndërkohë, siç ndodh zakonisht para se të hidhet shorti për kompeticione të tilla të rëndësishme, platforma statistikore OPTA, përmes superkompjuterit të saj ka zbuluar ekipet favorite për të fituar Kupën e Botës 2026.

1. Spanja është favoriti kryesor me 17% të shanseve për të triumfuar. Kampionia në fuqi e Europës shihet si pretendenti kryesor për shkak të formës të mirë dhe të qëndrueshme të treguar vitet e fundit dhe sidomos për cilësinë që ka në ekip me disa nga emrat më të mirë në botë.

2. Franca renditet e dyta me 14% të shanseve. “Gjelat” e drejtuar nga Didier Deschamps janë po ashtu një kombëtare e frikshme dhe e padyshim mëse e aftë për të fituar Kupën e Botës.

3. Podiumin e mbyll Anglia, e cila ka bërë një sezon kualifikuesesh fantastik dhe ka një brez lojtarësh të jashtëzakonshëm dhe një trajner me mentalitet fituesi si Thomas Tuchel.

The post Trofeu do të rikthehet në Europë, superkompjuteri zbulon favoritin kryesor për të fituar Kupën e Botës 2026 appeared first on Telesport.