Lamtumirë formatit të vjetër! Ndryshimi radikal i Botërorit 2026, që duhet ta dish para shortit

Të premten, në Washington DC, do të hidhet shorti i Botërorit 2026, i cili vjen me një format krejtësisht të ri. Turneu zgjerohet nga 32 në 48 ekipe dhe për herë të parë në histori do të ketë tri vende pritëse: SHBA, Meksikë dhe Kanada. Botërori do të zgjasë 5 javë, nga 11 qershori deri më 19 korrik 2026.

Pas shumë diskutimesh, FIFA ruajti formatin me grupe nga 4 skuadra, por tani do të jenë 12 grupe (A–L) në vend të 8. Kualifikohen dy të parat e çdo grupi dhe 8 skuadrat më të mira të vendeve të treta, duke plotësuar kësisoji 32 skuadrat e fazës me eliminim direkt. Për pasojë, shtohet një tur. Për t’u shpallur kampion, një skuadër duhet të luajë 8 ndeshje (jo 7 si më parë).

Risia tjetër? FIFA ka krijuar “çifte favoritësh” që s’do të përballen mes tyre nëse dalin të parët në grupe, si Spanja–Argjentina dhe Franca–Anglia. Një ditë pas shortit, të shtunën, do të shpallet edhe kalendari i plotë me datat, stadiumet dhe oraret.

 

The post Lamtumirë formatit të vjetër! Ndryshimi radikal i Botërorit 2026, që duhet ta dish para shortit appeared first on Telesport.