Pep Guardiola dëshiron që Phil Foden, “djali i adoptuar” i Manchester City, të bëhet simbol i klubit dhe, pse jo, kapiteni i së ardhmes. I rritur në akademinë e City dhe shpërthyer me fanellën blu, Foden po kalon një formë të shkëlqyer dhe vjen nga dopieta kundër Leeds. Para ndeshjes me Fulham, Guardiola deklaroi: “Shpresoj të mund të qëndrojë këtu gjithë karrierën. Është një lojtar special, një tifoz i City, rritur në akademinë tonë”.
Sa i takon mundësisë për ta bërë kapiten, trajneri u shpreh: “Nëse ai do, po. Kapitenët lindin nga sjellja e tyre brenda dhe jashtë fushe. Në fushë ka qenë gjithmonë lider, nuk fshihet kurrë dhe merr përgjegjësi që ditën e parë”.
Guardiola kujtoi edhe sezonet e tij më të mira: “Kur fituam titullin e fundit dhe 4 radhazi, ai ishte lojtari më i mirë. Duhet të shënojë përsëri shumë gola. Suksesi nuk varet vetëm nga sulmuesit, por edhe nga anësorët dhe mesfushorët ofensivë”.
The post Guardiola i lutet Fodenit: Qëndro këtu gjithë karrierën. Kapiten i ardhshëm? Pse jo… appeared first on Telesport.











