Guardiola: Fitorja në kohën shtesë është pozitive për City pas dy humbjeve, ai është lojtar i veçantë për ne

Pep Guardiola tha se goli i fitores së realizuar nga Phil Foden në kohën shtesë, në fitoren 3-2 ndaj Leeds, ishte mënyra më e mirë që Manchester City të fitonte ndeshjen, pavarësisht se nuk ishte i kënaqur me performancën e tyre të përgjithshme.

Ishte një lehtësim të shënonim në minutat e fundit, por tregon edhe një karakter të madh të ekipit. Loja nuk ishte perfekte në pjesën e parë, por ishim superior dhe duhej ta kishim mbyllur ndeshjen shumë shpejt me rastet që patëm”, tha Guardiola.

Më pas, reaguam shumë mirë, futëm më shumë lojtarë në zonë, e futëm topin shpejt në zonë dhe cilësia e Phil Foden na ndihmoi të fitojmë ndeshjen. Ai është i veçantë. Të ndihmon shumë të fitosh në atë mënyrë”, shtoi Pep Guardiola.

Pas dy humbjeve është e vështirë të fitosh. Ndonjëherë të jesh agresiv nuk të fiton ndeshje futbolli. Thjesht provon. Në futboll dhe në jetë, thjesht duhet të provosh. Haaland? Ndonjëherë ka nevojë për pushim sepse ai luan, luan dhe luan”, tha Guardiola.

The post Guardiola: Fitorja në kohën shtesë është pozitive për City pas dy humbjeve, ai është lojtar i veçantë për ne appeared first on Telesport.