Gianluigi Buffon, ish-portieri i Juventusit dhe sot kreu i delegacionit të kombëtares italiane, foli për shumë çështje. Mbi portierët: “Është shumë bukur të flas për kategorinë time. Portierët kanë shfaqur nivel të lartë prej vitesh në Serie A, kush vjen në Itali performon shumë mirë”.
Për Pio Esposito: “Është një nga gjërat më të bukura të futbollit italian. Më pëlqen mentaliteti i tij, puna dhe vendosmëria. E krahasoj me Toni, por për moshën që ka, është më përpara”.
Për Botërorin: “Individualisht, Italia është shumë e fortë, por duhet të gjejmë ekuilibrin për të performuar si ekip. Duhet të qëndrojmë të përqendruar në çdo moment”.
Për Spalletti: “Pa dyshim, trajneri më i mirë për Juventusin në këtë periudhë. Do të ishte më vendimtar me një rol më aktiv në merkato”.
Për Allegrin dhe Milanin: “Mungesa në Champions mund të përdoret si avantazh”. Për Conten: “E di çfarë do dhe di ta bëjë ekipin ta ndjekë objektivin”.
The post “Italia është shumë e fortë individualisht, por i duhet ekuilibri performues si ekip” appeared first on Telesport.











