TV i Real Madridit sulmon arbitrin, pas barazimit me Girona: Gabime të pafalshme, La Liga e korruptuar

Barazimi 1-1 me Girona nuk u pranua nga Real Madridi. Përveçse ia dorëzoi Barcelonës kryesimin e La Liga-s, paraqitja e dobët e skuadrës së Xabi Alonso nxiti polemika të mëdha, përforcuar nga mikrofonat e “Real Madrid TV”. Kanali zyrtar i klubit sulmoi arbitrin Ricardo de Burgos Bengoechea, duke e akuzuar për “gabime të dukshme dhe të pafalshme” ndaj “Los Blancos”.

Tensioni shpërtheu që në pjesën e parë, kur goli i Mbappé u anullua pas verifikimit të VAR-it për një prekje me dorë. Sulmuesi francez shënoi më vonë nga penalltia, duke iu përgjigjur golit të Ounahi. Real Madridi pretendoi edhe një penallti tjetër në minutën e 80-të për kontakt të lehtë ndaj Rodrygo.

RMTV deklaroi: “La Liga është e korruptuar. De Burgos është një nga arbitrat që e dëmton më shumë Realin. Kjo ndodhi vitin e kaluar dhe po ndodh përsëri”. Ndërkohë, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, tha se “arbitrat gjithmonë kanë favorizuar Realin”, duke rihapur debatet mbi drejtësinë në kampionatin spanjoll.

 

The post TV i Real Madridit sulmon arbitrin, pas barazimit me Girona: Gabime të pafalshme, La Liga e korruptuar appeared first on Telesport.