Trajneri i Chelsea, Enzo Maresca, komentoi barazimin 1-1 që skuadra e tij arriti në derbin londinez ndaj Arsenal. Ndeshje ku “blues” luajtën 45 minuta me një lojtar më pak. “Mendoj se treguam se po shkojmë në drejtimin e duhur. Performanca ka qenë fantastike. Ishim një ekip shumë më i mirë se ata 11 kundër 11, por me 10 lojtarë është e vështirë, por e përballuam në mënyrë të shkëlqyer”, tha Maresca.
“11 kundër 11, ishim më të mirë se ata. U përpoqëm të shfrytëzonim zgjidhjen më të mirë, hapësirën më të mirë. E dinim që hapësira ishte për Malo dhe Estevao në atë anë. Pas këtij takimi mendoj se mund të jemi të lumtur edhe nëse nuk fituam”, shtoi trajneri italian.
Më tej, Maresca foli për kartonin e kuq që mori Caicedo: “Mendoj se kartoni i kuq është kartoni i kuq. E kam të vështirë të kuptoj mënyrat e ndryshme të gjykimit. Po për Bentancur te Reece? Pse njëri është karton i kuq dhe tjetri jo? Mendoj se është karton i kuq, është e qartë. Pse ndryshimi? Është ajo që është“.
“Është futboll. Është midis Chelsea dhe Arsenal. Duhet të dyfishosh përpjekjet, kjo është gjëja më e rëndësishme. Nuk ndryshuam shumë me topin. U përpoqëm të shkonim te sulmuesi ynë. Në lojë të hapur, ideja ishte saktësisht e njëjtë. Mendoj se jemi më mirë se sezonin e kaluar. Jemi më afër. Do të shohim se ku jemi në shkurt dhe mars dhe pastaj do të vlerësojmë objektivin tonë“, tha Maresca.
The post Maresca: Kartoni i kuq na penalizoi, me 11 lojtarë ishim më mirë se Arsenal appeared first on Telesport.











