Superkompjuteri parashikon ‘top 8’ e Champions-it. Ngjitet Real Madridi, bie Barcelona

Faza e ligës së Champions-it po hyn në momentin vendimtar, me vetëm tri ndeshje të mbetura. Superkompjuteri i Opta-s ka përditësuar parashikimet për 8 vendet që vlejnë direkt 1/8-at finale. Sipas modelit, Arsenali pritet ta mbyllë i pari këtë fazë falë konsolidimit nën drejtimin e Arteta. Pas ‘topçinjve’ vjen Bayern Munich, ndërsa PSG i Luis Enrique renditet i treti.

Lajmi i madh? Real Madridi ngjitet në vendin e katërt. Fitorja ndaj Olympiacos ka rritur besimin e algoritmit për skuadrën e Xabi Alonso. Më poshtë renditen Inter (5), Manchester City (6), Chelsea dhe Borussia Dortmund, që mbyllin ‘top 8’.

Atletico Madridi, megjithë fitoren ndaj Interit, mbetet në vendin e 10-të dhe duhet të ruajë nivelin e sfidës së fundit për të hyrë në zonën elitare. Nota më negative vjen për Barcelonën, që bie në vendin e 12-të pas humbjes ndaj Chelsea.

descarga - 2025-11-27T131211.848

The post Superkompjuteri parashikon ‘top 8’ e Champions-it. Ngjitet Real Madridi, bie Barcelona appeared first on Telesport.