Cafù komentoi fillimin e shkëlqyer të Romës, e cila pas 12 ndeshjesh kryeson Serie A, gjë që nuk ndodhte nga viti 2013: “Nuk më çudit ta shoh Romën lart, është një skuadër shpesh e nënvlerësuar. Shifrat e vitit 2025 tregojnë forcën dhe vazhdimësinë e klubit. Serie A është e gjatë dhe e vështirë, por kush e nis mirë, bën gjysmën e punës”.
Për favoritin e titullit: “Nuk e di, do të jetë një garë e bukur. Nuk do të jetë vetëm duel mes dy skuadrash. Shumë skuadra do të luftojnë deri në fund. Do të isha shumë i lumtur nëse e fiton Roma, e meriton”.
Cafù theksoi punën e Gasperinit: “Është një Zeman 2.0, punon shumë mbi aspektin fizik dhe mental. Skuadra mund të rritet më tej, sidomos pas dëmtimeve”. Për Mancini dhe Celik: “I kam parë dhe po luajnë shumë mirë, madje janë më të fortë se unë”.
The post “Gasperini është ‘Zeman 2.0’ te Roma. Mancini dhe Celik janë më të fortë se unë” appeared first on Telesport.











