Probleme fizike për dy mesfushorët kuqezinj, trajneri Allegri shpreson t’i ketë gati ndaj Lazio

Te Milan janë të shqetësuar për gjendjen e dy mesfushorëve Alexis Saelemaekers dhe Cristian Pulisic. Gjatë seancës së fundit stërvitore, si belgu ashtu edhe amerikani pësuan disa probleme fizike.

Gjithsesi, ata vazhduan stërvitjen me grupin shumicën e kohës. Saelemaekers raportoi një problem në shpinë, ndërsa Pulisic pësoi një tendosje të lehtë muskulore.

Megjithatë, gjendja e tyre nuk duket se e shqetëson shumë trajnerin Massimiliano Allegri, që vijon përgatitjen për ndeshjes kundër Lazio, e planifikuar për të shtunën në mbrëmje.

Mediat italiane konfirmojnë se gjendja e të dy lojtarëve do të monitorohet me kujdes gjatë ditëve në vijim. Ata mund të zhvillojnë një stërvitje të diferencuar, për të mos lejuar përkeqësimin e gjendjes.

The post Probleme fizike për dy mesfushorët kuqezinj, trajneri Allegri shpreson t’i ketë gati ndaj Lazio appeared first on Telesport.