“Nuk meritonim të humbnim ashtu në fund të ndeshjes, uroj të kemi më shumë fat në të ardhmen”

Tek Inter ende ndjejnë zhgënjim për humbjen 1-2 ndaj Atletico Madrid në Champions League. Humbje që erdhi në minutat shtesë, me spanjollët që shënuan golin e fitores atëherë kur ndeshja dukej se po shkonte drejt barazimit.

Nuk e meritonim humbjen. Duhet të vazhdojmë të punojmë, mendoj se në të ardhmen ndoshta do të kemi edhe pak më shumë guxim… dhe fat”, u shpreh Yann Bisseck, mbrojtësi gjerman i Inter.

24-vjeçari nuk mund ta fshehë zhgënjimin e tij për humbjen. “Ata gjuajtëm tre herë dhe shënuam dy gola, nuk është e drejtë, por ky është futbolli. Jam i kënaqur me performancën“, tha Bisseck.

Në fund, mbrojtësi zikaltër komentoi: “Nuk mund të thuash asgjë të keqe për ekipin edhe pse e humbi këtë ndeshje. Dhemb, dhemb vërtet.”

The post “Nuk meritonim të humbnim ashtu në fund të ndeshjes, uroj të kemi më shumë fat në të ardhmen” appeared first on Telesport.