A është Barcelona në të ardhmen e talentit brazilian të Chelsea, Estevao? Pas fitores dërrmuese të ekipit të Enzo Maresca ndaj rivalëve “blaugrana”, me 18-vjeçarin lojtar kyç në suksesin 3-0 në “Stamford Bridge”, agjenti i lojtarit flet hapur për një të ardhme në Spanjë.
Agjenti André Cury, i cili përfaqëson Estevao, foli për të në një intervistë me “Cadena SER”, duke shpjeguar se ai ka një kontratë pesëvjeçare me ekipin londinez dhe po e shijon kohën e tij te Chelsea. Por, gjithashtu, pranoi se klienti i tij ka një dashuri të veçantë për Barçën.
“Mendoni për dyshen Neymar-Messi: është më mirë sesa të kesh vetëm Messin ose vetëm Neymar“, tha ai. Agjenti më pas ndau një histori transferimi që lidhej me kohën kur, në disa raste, lojtari ishte potencialisht i interesuar të nënshkruante për klubin “blaugrana”.
“Në vitin 2018, fillova të bëja raportime për Estevao te Barcelona. Në vitin 2019, e çova Abidal në Brazil për të parë një nga ndeshjet e tij dhe që në moshën 11-vjeçare mund të shihje se ai ishte tashmë ndryshe dhe se donte të ishte fitues i Topit të Artë”, tha agjenti i Estevao.
“Pasi u largova nga Barça, folëm për Estevao në vitet 2021, 2022, 2023 dhe 2024. Shkuam në zyra për t’i ofruar lojtarin sepse besonim se ai do të kishte një të ardhme të shkëlqyer në futbollin botëror“, përfundoi André Cury.
The post Agjenti i Estevao befason: E dashuron Barçën, do të ishte një dyshe magjike bashkë me Yamal appeared first on Telesport.









