45′ e para: Juventus “ngrin” në Bodo, City bëhet për “Aspirina”. Chelsea i gëzohet një autogoli

Janë mbyllur 45 minutat e para në takimet e mbrëmjes në Champions League. Supersfida mes Chelsea-s dhe Barcelonës në “Stamford Bridge” është mbyllur 1-0 për “Blutë” për pjesën e parë.

Pas dy golave të shënuar nga Enzo Fernandez, por të anulluar për prekje të topit me dorë dhe pozicion jashtë loje, rezultati u zhbllokua në minutën e 27-të. Pas një kombinimi të bukur në zonë dhe pasimit të Cucurella për Estevao, në rrëmujë e sipër, Jules Kounde e dërgon në portën e tij. Në fund të pjesës së parë, Barcelona mbetet me 10 lojtarë, pasi Ronald Araujo mori dy kartonë të verdhë në pak minuta.

Në Bodo, Juventus është duke u mundur 1-0 nga Bodo/Glimt. Për norvegjezët shënoi Ole Blomberg në minutën e 27-të, pas një topi të ardhur nga goditja e këndit.

Surpriza deri tani vjen nga “Etihad”, aty ku City po mundet 0-1 nga Leverkusen. Gjermanët shënuan me një aksion të shpejtë me Alejandro Grimaldo në minutën e 23-të.

Në Velodrome, Newcastle është duke fituar 0-1 ndaj Marseillw, falë golit të shpejtë të Harvey Barnes. Në tre sfidat e tjera mungoi goli, Dortmund-Villareal, Napoli-Qarabag dhe Slavia Prague-Athletic Bilbao.

SHIKOGOLAT

The post 45′ e para: Juventus “ngrin” në Bodo, City bëhet për “Aspirina”. Chelsea i gëzohet një autogoli appeared first on Telesport.