Cilët nga figurat politike janë me të sinqerta në deklarimet e tyre publike?
Shqiptarët e intervistuar nga GPF Inspiring Research, janë përgjigjur duke thënë se më i sinqertë në deklarimet publike duket kryeministri Edi Rama, me 28.6 %, pas tij ish-kryeministri Lulzim Basha me rreth 10,2 %, Sali Berisha vetëm me 4,8 %, ndërsa bie në sy se 4.8 % e përgjigjeve janë edhe për deputeten Rudina Hajdari, kryetare e grupit parlamentar demokrat.
Përqindjen më të ulët të sinqeritetit në deklarimet publike e ka presidenti Ilir Meta me 2.1 %.
Bie në sy se lideri demokrat dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi kanë një rritje të vogël në përqindje sa i përket sinqeritetit, krahasuar me rezultatet e sondazhit të 13 marsit të këtij viti. Nga ana tjetër, ish-kryeministri Sali Berisha ka një rënie drastike.