Nuk mund të ndalen! Bayern Munich barazon rekordin unik

Skuadra e Vincent Kompany-t mori një fitore të thellë në shtëpi ndaj Freiburgut në javën e 11-të të Bundesliga-s.

Në mes të pjesës së parë, rezultati ishte 0-2 në favor të miqve dhe dukej sikur Bayern Munich po shkonte drejt një humbjeje befasuese.

Por para fundit të pjesës së parë, golat e Karl dhe Olise barazuan për bavarezët dhe në pjesën ne dytë, ata shënuan edhe katër gola të tjerë.

Me këtë rezultat, “Die Roten” kanë vendosur një rekord historik – duke mbajtur vendin e parë në Bundesliga për 43 javë radhazi. Më parë, pikërisht Bayern kishte arritur një seri të tillë, më shumë se gjysmë shekulli më parë në fillim të viteve 1970.

Pas 11 ndeshjeve, Bayern ka grumbulluar 31 pikë, gjashtë pikë më shumë se rivalët e tyre më të afërt.

The post Nuk mund të ndalen! Bayern Munich barazon rekordin unik appeared first on Telesport.