Maresca: Ky është Chelsea që dua, fitore të tilla janë të rëndësishme për të arritur objektivat

Enzo Maresca ka mbetur i kënaqur nga skuadra e Chelsea, që arriti një fitore të vështirë 2-0 kundër Burnley, në një javë vendimtare për skuadrën londineze. Trajneri italian bëri katër ndryshime në formacion, duke ruajtur disa lojtarë për ndeshjen e Champions League ndaj Barcelona të martën.

Ishte një ndeshje e vështirë për shumë arsye. Vinim pas pushimit ndërkombëtar, luhej në orar dreke dhe në një fushë të tillë të vështirë duhet të menaxhojmë lojtarët. Kështu që, ishte një ndeshje shumë e vështirë dhe një fitore e rëndësishme për të kapur objektivat tona“, deklaroi Maresca.

Mënyra se si lojtarët garuan, duke fituar dhe mos pësuar gol është e rëndësishme. Ata patën vetëm një shans të rëndësishëm në pjesën e dytë. Ne pranuam pak kaos brenda zonës, por është pjesë e lojës. Në përgjithësi mendoj se e meritonim fitoren dhe jemi të lumtur”, deklaroi trajneri i Chelsea.

Përveç pushimit të Caicedo dhe Wesley Fofana, Maresca e largoi kapitenin Reece James në pjesën e parë. “Ideja ishte veçanërisht për të menaxhuar Reece, kjo është arsyeja pse ai luajti 45 minuta, ishte planifikuar. Pjesa tjetër, Pedro dhe Enzo, patën një pushim të mirë ndërkombëtar për sa i përket rikuperimit të energjisë dhe rikuperimit nga dëmtimi. Edhe pjesa tjetër mendoj se ishin të mirë“, tha Maresca.

The post Maresca: Ky është Chelsea që dua, fitore të tilla janë të rëndësishme për të arritur objektivat appeared first on Telesport.