Avdullah Hoti dhe Dardan Sejdiu po vazhdojnë përplasjen lidhur me çështjen e autobusëve të transportit publik në Prishtinë, për të cilët Sejdiu po thotë se u bllokuan nga Hoti sa ishte ministër i Financave.
Sejdiu me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ iu është kundërpërgjigjur Hotit, duke thënë se “në vend se ta thotë qartë se çfarë po ndodh sot me transportin publik, ai ka vendosur me u marrë me mua, me vitin 2017, me një fotografi, me një postim”, shkruan Insajderi.
“Në vitet 2015–2017, autobuset ishin të bllokuar për dy vjet rresht në ministrinë e tij, me arsyetime të njëpasnjëshme, me çdo lloj zvarritje të mundshme. Kjo nuk është opinion. Kjo është fakt i dokumentuar, i provuar, i njohur publikisht. Kishim mjete, kishim dokumente, kishim procedura të përfunduara. Ajo që s’kishim ishte vullneti i ministrit për me nënshkru.Dhe u thye vetëm kur qytetarët protestuan. Asokohe, LDK ishte në pushtet qendror. Ne ishim në Prishtinë. Logjika ishte e qartë. Dhe qyteti fitoi”, ka thënë Sejdiu.
Ndërkaq lidhur me padinë për të cilën Hoti e përmendi në shkrimin e fundit, Sejdiu tha s’ka më mirë sesa këto gjëra të sqarohen në gjykatë. /Insajderi.org/











