Edhe pse 40 vjeç, Cristiano Ronaldo sërish ka atë dëshirën dhe egon e një 20 apo 25-vjeçari, i cili do që të shënojë në çdo ndeshje dhe sigurisht të fitojë.
CRistiano Ronaldo shënoi golin e katërt për Al-Nassr, në fitoren 4-1 në shtëpi ndaj Al Khaleej. Pas një krosimi në zonë, Cristiano Ronaldo shënon një supergol me rroveshatë, duke treguar ende çfarë është i aftë të bëjë në fushë pavarësisht moshës.
Me golin e shënuar sot, Cristiano Ronaldo shkon në shifrën e 954 golave në karrierë. Me fitoren e sotme, Al-Nassr kryeson me pikë të plota në 9 javë, 27 pikë.
The post Cristiano Ronaldo nuk është normal, portugezi shënon me rroveshatë si në kohët e vjetra (video) appeared first on Telesport.











