“Skuqet” Gasperini, por Roma bën detyrën urtë e butë ndaj Cremonese dhe merr vendin e parë (video)

Roma e drejtuar nga Gian Piero Gasperini duket se do të jetë një nga pretendentët për titullin kampion në Serie A. Verdhekuqtë kanë fituar sot 0-2 në transfertë ndaj Cremonese, sfidë e vlefshme për javën e 12-të.

I zakonshmi Matias Soule shënoi për Romën në minutën e 17-të, duke zhbllokuar rezultatin, pas asistit ttë marrë nga Manu Kone dhe pastaj erdhi goditja perfekte e sulmuesit argjentinas.

Në minutën e 62-të, Gasperini ndëshkohet me karton të kuq për protesta. Dy minuta më pas, Roma gjen golin e dytë me Evan Ferguson, skocezi shënoi pas një rrëmuje të gjatë në zonë.

Wesley Franca vulosi fitoren e Romës me golin e tij në minutën e 69-të, pas asistit të El Shaarawy dhe një kundërsulmi model të verdhekuqve. Pas kësaj fitoreje, Roma merr vendin e parë me 27 pikë, Cremonese mbetet në vendin e 11-të.

SHIKOGOLAT

The post “Skuqet” Gasperini, por Roma bën detyrën urtë e butë ndaj Cremonese dhe merr vendin e parë (video) appeared first on Telesport.

Mot i ndryshueshëm në javën e ardhshme: Diell, vranët dhe me shi Instituti Hidrometeorologjik e ka publikuar parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme. Sipas IHMK-së, moti gjatë javës parashihet të jetë i ndryshueshëm, me intervale të shkurta me diell, i vranët dhe me shi, transmeton Klankosova.tv. E hënë Moti i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale: 0-3°C Temperaturat maksimale: 5-9°C Era: Kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-4m/s. E martë Mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale: 0-2C Temperaturat maksimale: 8-11° Era: nga jugperëndimi, me shpejtësi 1-5m/s E mërkurë Moti kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Temperaturat minimale: 3-5 °C Temperaturat maksimale: 10-13°C Era: kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-5m/s. E enjte Mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat minimale: 1 deri 3°C Temperaturat maksimale: 4-6°C Era: nga veriperëndimi , 1-4 m/s E premte Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat vende-vende mund te sjellin riga lokale shiu. Temperaturat minimale: -1 deri 2°C Temperaturat maksimale: 4-6°C Era: e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit. Jo vetëm në fushë, derbi i Milanit pritet të zhvillohet edhe për shërbimet e yllit të Serie A Read more